Kosova Shop

0 produkte - €0.00

Shporta eshte e zbrazet

Shop

Kushtet e perdorimit

Duke vizituar apo porositur përmes dyqanit tonë Kosovashop.com, ju pajtoheni me kushtet e përcaktuara më poshtë. Ju lusim t’i lexoni ato me kujdes dhe të informoheni për rregullat që duhet
zbatuar.

Kosovashop.com posedon të drejtën për ndryshimin e këtyre kushteve të përdorimit, pa njoftim paraprak.

 

Komunikimi jonë me ju

Komunikimi jonë me ju do të jetë përmes postës elektronike (Email)(Facebook) (viber), telefonit, apo njoftimeve të cilat do t’i shpallim në web-faqe.

 

MBROJTJA E PRIVATËSISË

Kosovashop.com zotohet për të mbrojtur privatësinë e klientëve të saj.Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme të klientëve/shfrytëzuesve dhe të dhënat e nevojshme për të kryer
obligimin tone ndaj ju (dergimin e produktit).

Të gjitha të dhënat e përdoruesve/klientëve janë rreptësishtë konfidenciale dhe në dispozicion vetëm për stafin profesional e kosovashop.com. I gjithë stafi jonë është përgjegjës për të
respektuar parimet e mbrojtjes së privatësisë së klientëve.

 

E DREJTA AUTORIALE

Përmbajtjet e paraqitura në këtë faqe – elemente të projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video – janë pronësi e kosovashop.com dhe nuk mund të përdoren pa
pëlqimin paraprak të web-faqes tonë.

Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit janë vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të shpërndahen për palët e treta.

 

LLOGARIA JUAJ

Duke përdorur web-faqen kosovashop.com ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj. Për këtë arsye ju duhet të ruani fjalëkalimin tuaj me përgjegjësi të plotë.
Të dhënat që i keni dhënë gjatë blerjes në kosovashop.com nuk do të përdoren për qëllime tjera.

 

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

Nëse keni blerë një produkt që devijon nga të dhënat e listuara në web-faqen tonë, ju mund ta ktheheni atë në gjendje të papërdorur brenda 24 orëve pasi që e keni pranuar mallin, me dokumentacionin e plotë që ju e merrni me të dhe me vlerë të njëjtë mund të bëni zëvendësim të produktit.

Kompania jonë ju informonë se nuk garanton për origjinalitetin e produkteve. Nese keni blere një produkt për të cilin jeni informuar për çdo detaj rreth përdorimit, kualitetit, nga agjentët tanë të shitjes, atëhere kthimi i produktit nuk mund të realizohet!

 

REALIZIMI I KTHIMIT TË PRODUKTIT:

Fillimisht duhet të bëni kerkesen për kthim të produktit duke vizituar linkun : www.kosovashop.com/kerkese, pas plotesimit te formës nga ana juaj kerkesa juaj do te shqyrtohet nga Kosovashop ne nje afat kohorë 1-3 dite, nëse kerkesa juaj është në përputhshmeri me rregullat e lartëcekura produkti do te arrijë tek ju në një afat kohorë 1-3 dite!

 

ORARI

Kosovashop.com pranon porosi në çdo kohë 24/07 dhe porosinë e merrni mrenda 1 deri 3 dite.

 

NDRYSHIMI I TË DHËNAVE NË WEB-FAQE

Kosovashop.com ka të drejtën që në çdo kohë, pa paralajmërim, të ndryshojë të dhënat në web-faqe. Vizitorët nuk kanë të drejtë që të ndryshojnë kushtet e përdorimit dhe çdo ndryshim
i mundshëm është i pavlefshëm, pos nëse dy palët bien dakord me shkrim.

 

KUSHTET PËR BLERJE ONLINE NE KOSOVASHOP.COM

Kushtet e hollësishme të blerjes janë të shënuara në tekstin e mëposhtëm. Ju lusim t’i lexoni këto rregulla, sa për t’u njoftuar:

Për të porositur produkte te ofruara nga kosovashop.com, ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1.Përzgjedhja e produktit të cilin ju dëshironi ta blini

2.E shtoni në shportë (nëse ndonjë prej artikujve nuk ju konvenon mund ta hiqni nga shporta me x)

3.Pasi të bëhet porosia ju duhet të jepni të dhënat tuaja për arsye të kontaktimit nga stafi jonë.Të dhënat duhet të jenë të sakta, nëse të dhënat nuk janë të sakta duhet të kontaktoni
stafin tone për të ndryshuar pasi që kosovashop.com nuk merr përgjegjësi nëse produkti juaj nuk arrin në kohë si pasojë e gabimit në të dhënat tuaja (Emri,Mbiemri,Adresa,Numri etj,).

4.Pagesa bëhet pas marrjes së produktit

 

PËRZGJEDHJA E PRODUKTIT TË CILIN JU DËSHIRONI TA BLINI.

Produktet janë të organizuara sipas kategorive të cilat ju mund t’i shikoni në formë të katalogut. Kur ju e gjeni produktin që ju dëshironi, klikoni tek “Shto në shportë” .Me këtë rast ju
e shtoni një produkt në shportën tuaj. Më tej, ju jeni të lirë për të vazhduar shfletimin e produkteve tjera dhe të shtoni produkte tjera në shportë.

 

SHPORTA

Pasi ta keni mbaruar vendosjen e produkteve në shportën tuaj, klikojeni në butonin “Shporta”.
Në këtë faqe ju mund ta kontrolloni gjendjen e shportës suaj, se sa produkte I keni porositur dhe gjithashtu ta anuloni ndonjë nga produktet që gjenden në shportë.

Pasi ta keni verifikuar shportën tuaj, vazhdoni me hapin tjetër.

Blerësi ka të drejtë të kthimit të të hollave 100% në rast se:

-Produkti është i dëmtuar ( dhe ju /blerësi nuk dëshironi ta merni të njejtin produkt në gjendje të rregullt)

-Produkti nuk është i njejtë me atë që e keni parë dhe porositur në faqen tonë

-Produkti nuk i ka pjesët shtesë te cekura në faqen tonë

 

KONFIRMIMI I POROSISË

Para se ta konfirmoni porosinë, ju mundeni edhe një herë të shikoni në detajet e vendosura nga ana juaj, si: çfarë keni porositur, a është I saktë informacioni i vendosur, adresa ku
duhet të dërgohet porosia, vendi ku do të mbërrijë porosia, cila është kostoja e porosisë, cila është shuma e përgjithshme, numri i telefonit, etj.

Nëse gjithçka është në rregull, klikoni tek “Konfirmo”.

 

MONITORIMI I LLOGARISË SUAJ

Faqja “llogaria juaj” është në dispozicion tuaj pas regjistrimit të suksesshëm. “Llogaria juaj” do të jetë e dukshme vetëm për ju, e aty mund t’i rifreskoni të dhënat e juaja si dhe t’i monitoroni ato.

 

DËRGESA/DORËZIMI

Dorëzimi i produktit të porositur sipas kërkesës suaj bëhet në adresën e dhënë nga ju.

Dorëzimi i mallit është i mundur ,në të gjtha qytetet e Republikës së Kosovës.

Dorëzimi i mallit bëhet prej 1-3 dite në të territorin e Republikës së Kosovës (Falas)

Në rast se produkti është përdorur apo dëmtuar pas pranimit dhe nënshkrimit tuaj ne nuk mbajmë përgjegjësi për të.

 

ANKESAT

Për çfarëdo ankese që keni në lidhje me produktet apo shërbimet tona na kontaktoni në numrin e telefonit (044/805-807 ose 045 55 00 33) apo në e-mail [email protected]